Njihet si një nga zonat më të rrezikshme në botë, çfarë dimë për Zonën e Demilitarizuar midis dy Koreve?

Zona e Demilitarizuar (DMZ) midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut njihet se një nga vendet më të rrezikshme në botë.

Kufiri 240 kilometra i gjatë është i mbushur me mina tokësore, i rrethuar me gardhe me tela elektrikë e me gjemba, aty gjithashtu ka kamera vëzhgimi dhe rojet e armatosura supozohet të jenë në gatishmëri 24 orë në ditë.

Dhjetëra mijëra trupa e ruajnë atë nga të dyja anët.

Në total, është rreth 1.5 herë më i madh se Seuli dhe pothuajse dy herë më i madh se qyteti i New York-ut.

Zona është katër kilometra e gjerë, tërheq mijëra turistë çdo vit që vijnë për të parë një nga zonat më të militarizuara në botë.

Dhjetëra njerëz përpiqen të ikin nga Koreja e Veriut çdo vit, por dezertimet nga DMZ-ja janë të rralla. 

/Telegrafi/

Read Previous

Kosova sonte përballet me Zvicrën

Read Next

Vitia në klinikën e Gastroenterologjisë: Kërkesat e qytetarëve për shërbim janë rritur, stafi t’i adresojë të gjitha