Një ngjarje e pazakontë dhe tronditëse ka ndodhur në distriktin Bettiah të shtetit Bihar në Indi, ku një fëmijë njëvjeçar kafshoi një kobër duke e ngatërruar me lodër, ndërsa luante në shtëpinë e tij.
Sipas mediave lokale, kobër 60 centimetra e gjatë kishte hyrë brenda në shtëpi, kur fëmija e kapi dhe e kafshoi, duke e ndarë atë në dy gjysma. Si pasojë, gjarpri ngordhi në vend.
Pas incidentit, fëmija ra pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në spital. Mjekët konfirmuan se nuk ka shenja të helmit në trupin e tij dhe se është jashtë rrezikut për jetën, megjithëse vazhdon të qëndrojë nën kujdes mjekësor.
Banorët e fshatit besojnë se kobra iu afrua shumë fëmijës dhe ai reagoi në mënyrë refleksive, duke e kafshuar me dhëmbë dhe duke e vrarë menjëherë.
Ngjarja ka bërë jehonë të madhe në mediat indiane dhe ndërkombëtare, për shkak të rrallësisë dhe tronditjes që sjell.