Policia e Kosovës ka dërguar Njësinë Speciale Operative në Veri të Kosovës, pas vendimit të serbëve që të largohen nga institucionet dhe nga policia.
Vendimi i menjëhershëm ishte që të dërgohet NjSO në veri.
Njësitet tjera si ajo e Reagimit të Shpejtë janë lënë në gjendje gatishmërie në jug.
Lista Serbe njoftoi këtë të shtunë se kanë vendosur të largohen nga të gjitha nivelet politike e institucionale si kundërshtim i tyre për të zbatuar vendimin për targa.
Goran Rakiç, udhëheqësi politik i serbëve në Veri, ka njoftuar se ata nuk kthehen derisa të hiqet ky vendim dhe gjithashtu qeveria të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. /Albanianpost.com/