Njësia elitare proteston edhe sot

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës do të protestojnë sërish sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, dukë kërkuar rishikimin e kategorizimit për rrezikshmërinë në punë.

Njësia Speciale Intervenuese pritet që sot të protestojë me kërkesat e njëjta sikurse ato të 1 nëntorit që ndërlidhen me shtesat e rrezikshmërisë dhe të tjera.

Protesta do të mbahet nga ora 12:00 deri në 12:30

Protesta mbahet pavarësisht se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të mërkurën se nevojat, jo vetëm dëshirat, janë përherë e shumë herë më të thjeshta se zgjidhjet, pasi dy njësi speciale policore protestuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës të martën e javës së kaluar, duke kërkuar rritje të shtesave për rrezikshmërinë në punë. /Sinjali/

Read Previous

Bien pak temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

Read Next

E kërcënoi të dashurën se do t’ia vrasë familjen, policia bastis shtëpinë e 22 vjeçarit