Një tjetër lojtar i Barcelonës pranon uljen e madhe të pagës

Barcelona është në krizë të thellë financiare dhe drejtuesit po punojnë për të arritur marrëveshje me lojtarët për uljen e pagave të tyre, me qëllim regjistrimin e të gjithë afrimeve dhe shmangien e problemeve me Fair Play financiar.

Pas Gerard Pique, një tjetër kapiten i vjen në ndihmë klubit. Mundo Deportivo bën me dije se Jordi Alba ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për uljen e pagës së tij në kontratën aktuale, e cila skadon pas tre vitesh.

Kështu, Alba ka vendosur të ulë fitimet e tij me 25% dhe në ditët në vijim çdo gjë do bëhet zyrtare. Megjithëse tani po ndodh vetëm me kapitenët, në ditët në vijim pritet që të gjithë lojtarët të pranojnë ulje page. /abcnews.al

Read Previous

KQZ-së i kërkohet t’i ndërrojë 30 qendra të vendvotimit ku po zhvillohet vaksinimi

Read Next

Allegri zbulon arsyen për lënien në bankën rezervë të Ronaldos