Një tërmet e godet Shqipërinë, lëkundjet ndihen në disa zona

Një tërmet e ka tronditur Shqipërin në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Raportohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.6 të shkallë rihter.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se epiqendra ka qenë në detin Adriatik 48 kilometër nga Tirana dhe 35 km nga Durrësi dhe ka pasur një thellësi 6.5 km.

Tërmeti është ndjerë dhe në zona të tjera si Lezhë, Laç apo Fushë Krujë, ndërsa ka shkaktuar panik te banorët kryesisht në zonat afër epiqendrës ku edhe lëkundjet janë ndjerë më shumë.

Read Previous

Aksident komunikacioni në rrugën “Gaspër Karaqi”, lëndohen dy zyrtarë policor dhe një qytetar

Read Next

Biden do t’i adresohet sot popullit për herë të parë që nga tërheqja