Një tentim vetvrasje në Gjakovë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar se një person ka tentuar të vetvritet. Zëdhënësi, Nysret Xhurkaj e ka konfirmuar lajmin për Syrin përmes komunikatës për media.

Datë 18.08.2021 rreth orës 14:50 minuta , Stacioni policor – Gjakovë ka marrë informatë se një person në fshatin Zhdrellë, KK- Gjakovë, ka tentuar të varë veten ne një pemë e cila ishte ne oborr të tij, ky i fundit është verejtur nga djali i tij dhe ka arritur të ia këpus litarin dhe menjeherë  ka njoftuar policinë . Vendit të ngjarrjes i janë pergjigjur patrulla policore si dhe autoambulanca mjekësore ku nga ana e mjekut i është dhënë ndihma e parë emergjente ne vendin e ngjarjes dhe viktimën e kanë dërguar në drejtim të spitalit. Sipas mjekut viktima ka shenja jete por është në gjendje kritike për jetë.   Në lidhje me rastin është njoftuar dhe Prokurori Kujdestar. Rasti nën hetime./Syri./

Read Previous

Sipas PDK-së, Ministria e Arsimit po e dështon edhe një vit shkollor

Read Next

Largohet një deponi ilegale e mbeturinave në afërsi të varrezave të qytetit