Një shqiptar gjendet i vdekur në një pyll në Itali

Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare,  me inicialet B.D., është gjetur i vdekur në Paderno (fshat në Pieve del Grappa) të Italisë.

Pasi mbaroi punën, ai duhej të kthehej në shtëpi në Asolo në provincën e Trevisos, por askush nuk e pa më, deri mëngjesin e kësaj të diele kur trupi i tij u gjet i pajetë jashtë makinës së tij, siç raportojnë mediat italiane.

Në trupin e tij kishte plagë të thella me thikë në kokë, gjoks, si dhe në duar, shenjë e përpjekjes për t’u mbrojtur nga sulmi fatal. Ndërkohë, arma e ftohtë e vrasjes nuk u gjet në vendin ku ndodhi krimi.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë prokurorja Barbara Sabattini, mjeku Alberto Furlanetto dhe karabinierët e komandës provinciale të Trevisos, të cilët nisën hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit. Akoma nuk ka një pistë mbi motivet dhe autorin/ët e kësaj ngjarje.

Bledar Dedja punonte në restorantin “L’Antica Abbazia” në Borso del Grappa që nga viti 2021. Ai la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël./tvklan.al/

Read Previous

Një grua kanosë të dashurin në ambasadë në Prishtinë dhe arratiset me veturën e tij diplomatike

Read Next

Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova e Idriz Ajeti në një fotografi të vetme