Një grua kanosë të dashurin në ambasadë në Prishtinë dhe arratiset me veturën e tij diplomatike

Një 41-vjeçare, shtetase e Turqisë, ka rrahur të dashurin e saj, zyrtar në ambasadën italiane në Prishtinë dhe më pas është arratisur me veturën zyrtare të tipit Peugeot me targa diplomatike, të këtij të fundit.

Shtetasja turke pasi ka rrahur të dashurin e saj ia ka marrë pa autorizim veturën e tij dhe është larguar nga vendbanimi i tyre në Prishtinë.

Policia ka njoftuar të gjitha pikat kufitare që nëse hasin në shtetasen turke të ndalohet dhe të njoftohet Njësia e hetimeve të Stacionit policor Qendra apo hetuesi i rastit. /Reporteri.net/.

Read Previous

Shefi i BE-së në Kosovë: Rugova do të mbahet mend gjithmonë si njeri i përkushtuar ndaj paqes

Read Next

Një shqiptar gjendet i vdekur në një pyll në Itali