Një shpërthim i madh në qytetin Mersin të Turqisë, dyshohet për një sulm terrorist

Një sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur në qytetin Mersin të Turqisë me një shpërthim të madh dhe ku janë dëgjuar të shtëna armësh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (26 shtatorit), në qytetin e Mersin në jug të Turqisë dhe besohet se është vepër e terroristëve.

Raportet e pakonfirmuara thanë shënjestër ka qenë një zonë ku strehohej forca policore.

Sipas dëshmitarëve okularë, një makinë bombë shpërtheu pranë hyrjes së ndërtesës së komisariatit.

Shërbimet e urgjencës kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa raportohet për viktima. Se kush qëndron pas sulmit ende nuk dihet.

Zhurmat e armëve u raportuan edhe nga disa dëshmitarë okularë në internet, me burime të mediave lokale që pohojnë gjithashtu se të paktën dy policë u plagosën nga të shtënat me armë dhe se dy nga sulmuesit e dyshuar u vranë dhe një u kap i gjallë.Reklama

Imazhet e pa verifikuara në mediat sociale pretendojnë se tregojnë forcat e sigurisë duke mbajtur një nga sulmuesit e supozuar. /Telegrafi/

Read Previous

Më shumë se gjysma e palmave në botë janë në rrezik të zhdukjes

Read Next

Ndërpritet furnizimi me ujë për fshatrat Devë dhe Guskë