Ndërpritet furnizimi me ujë për fshatrat Devë dhe Guskë

KRU “Gjakova” ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë për fshatrat Devë dhe Guskë.

Më poshtë njoftimi i plotë:

“Lajmërim defekti.

Ndërpritet furnizimi me ujë për fshatrat Devë dhe Guskë.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme (26.09.2022) është rritur niveli i lumit Erenik duke shkaktuar dëmtimin e gypit Ø 125 që furnizon me ujë fshatrat Devë dhe Guskë, për këtë arsye është shkaktuar ndërprerja e furnizimit me ujë i këtyre dy fshatrave që furnizohen me këtë gyp nga sistemi i ujit të Rekës së Keqe.

Ekipet tona do të intervenojnë në sanimin e defektit menjëherë pasi të zbret niveli i lumit Erenik, pasi që aktualisht niveli është shumë i lartë dhe është e pa mundur të intervenohet.Kërkojmë mirëkuptim nga banorët e këtyre dy fshatrave.”

KRU “Gjakova” SH.A.27.09.2022.

Read Previous

Një shpërthim i madh në qytetin Mersin të Turqisë, dyshohet për një sulm terrorist

Read Next

Mbrojtja kundërshton ZPS-në, kërkon lirimin e Selimit deri në 30 ditë para gjykimit