Një shishe e rrallë e Coca-Cola zbulohet në Florida

Photograph: Dan Peled/AAP

Një koleksionist antikitetesh ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm: një shishe Coca-Cola e mbyllur, që dyshohet se daton nga fillimi i viteve 1900.

Përdoruesi i rrjeteve sociale e pa për herë të parë shishen në një dyqan të vogël antik në Florida, por nuk mundi ta blinte për shkak të çmimit prej 100 dollarësh.

Pas disa vitesh, ai u rikthye dhe e gjeti ende aty, duke e blerë këtë herë për 75 dollarë, shkruajnë mediat e huaja.

Results of my appraisal from Antiques Roadshow for my early 1900 sealed Coca-Cola bottle USA
byu/partyjam3 inAntiques

Ekspertët besojnë se kjo shishe, me dizajnin e rrallë (para se të prezantohej forma ikonike e “belit të hollë”), është shumë e rrallë – veçanërisht sepse është ende e mbyllur dhe përmban lëngun origjinal.

Dan Deane, nënkryetar i Coca-Cola Collectors Club, thotë se vlera e saj mund të shkojë nga 500 dollarë deri në disa mijëra, në varësi të interesit në ankand.

Koleksionisti e ndau këtë histori ku mori qindra komente pozitive, duke tërhequr vëmendjen e pasionantëve të antikitetit dhe koleksionistëve të Coca-Cola-s në mbarë botën. /Telegrafi/

Read Previous

GAP: Fuqia blerëse e euros në Kosovë ka rënë ndjeshëm në dy dekadat e fundit

Read Next

KQZ-ja ua ndal gati gjysmë milioni euro partive në emër të gjobave