Një person vdes nga aksidenti pranë MASHT-it, e konfirmon Policia

Një këmbësor ka ndërruar jetë teksa ishte duke pritur që ta kalonte rrugën, por që më pas një veturë kishte goditur semaforin, pastaj të njëjtit person semafori i ka rënë mbi kokë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet”.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë”, ka sqaruar Ahmeti për AP.

Ajo tutje ka thënë se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Teksa ka shtuar policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë dërguar deri tek ky aksident trafiku.

Ndërsa, ngasësja e automjetit është shoqëruar në statcion policor.

/albanianpost/

Read Previous

Hungaria i hap Suedisë derën për në NATO

Read Next

Kamberi: S’jemi të interesuar për asnjë pozitë në qeveri – avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi i vetëm