Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Çavdërbasha” në Prishtinë, të martën në ora 19:10.

“Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. 

/Telegrafi/

Read Previous

ShSKUK: 140 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Read Next

Basha: Është jetike për BE-në që të fokusohet në njohjen reciproke Kosovë-Serbi