Një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje brenda objektit të një biznesi familjar në fshatin Mleqan të Malishevës.
Viktima dyshohet të jetë afaristi Lulzim Kryeziu.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:20.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Elezaj për TV SYRI.
Elezaj tutje ka shtuar se me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore.