Çitaku pas takimit të grupit punues për Hagën: Janë arritur disa marrëveshje
Dy raste janë raportuar në rajonin e Gjakovës gjatë 24 orëve të fundit, njëri për dhunë në familje dhe tjetri për armëmbajtje pa leje.
Sipas raportit të Policisë, në Gjakovë është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje ndaj një gruaje. Viktima nuk ka pësuar lëndime dhe ka refuzuar strehimin, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, në Malishevë, gjatë kontrollit të një veture me targa gjermane, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një revole dhe 13 fishekë. Drejtuesi i veturës ka deklaruar se arma ishte e tij, por se leja i kishte skaduar para disa muajsh. Pas konsultimit me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë:
INCIDENTET KRIMINALE
- ARMËMBAJTJE PA LEJE – Malishevë / 08.11.2026 – 16:15. Njësitet policore pasi kanë ndaluar veturën me targa gjermane, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe është konfiskuar një revole dhe 13 fishekë. I dyshuari gjatë intervistimit ka pohuar se arma është e tij dhe leja i kishte skaduar para disa muajve. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
- DHUNË NË FAMILJE – Gjakovë / 08.11.2026 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka lëndime dhe ka refuzuar strehimin, ndërsa ka deklaruar se ndjehet e sigurt në banesën e saj. I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /tvsyrivison/