Një 62-vjeçar nga Gjermania, pavarësisht sa pati kundër këshilla mjekësore, është vaksinuar 217 herë kundër Covid-it, raportojnë mjekët gjermanë, shkran BBC.
Rasti i çuditshëm është dokumentuar në revistën “The Lancet Infectious Diseases” .
Burri duket se nuk ka pësuar asnjë efekt të keq, thonë studiuesit nga Universiteti i Erlangen-Nurembergut.
“Ne mësuam për rastin e tij nëpërmjet artikujve të gazetave”, tha Dr Kilian Schober, nga departamenti i mikrobiologjisë së universitetit.
Më pas, tha ai, “e kontaktuam dhe e ftuam të bënte teste të ndryshme në Erlangen. Ai ishte shumë i interesuar ta bënte këtë”./Sinjali/