Një Mbretëri në zi, tjetra në festë

Ndërkohë që Mbretëria e Britanisë së Madhe ndodhet në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, një tjetër oborr mbretëror në Evropë është në festë.

Bëhet fjalë për Mbretërinë e Belgjikës, ku princesha Maria Laura lidhi kurorë me bashkëshortin e saj britanik, në një ceremoni fetare që u mbajt në katedralen e Brukselit, dhe që nuk u ndal as nga shiu.

Më herët, princesha 33 vjeçare dhe bashkëshorti i saj bankier William Isvy kishin zhvilluar ceremoninë civile, për të vajtur me pas në Katedralen e Shën Mishelit.

Mbesa e Mbretit Filip dhe Mbretëreshës Maathilde u shoqërua në altar nga babai i saj Princi Lorenz.

Nisja ishte e veshur me një fustan të bardhë satin që derdhej deri në fund të këmbëve, e shoqëruar me një vello të qëndisur. Dhe në dorë mbante një buqetë lulesh shumëngjyrëshe./Sinjali/

Read Previous

ShBA dënon sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS: Po mbështesim Shqipërinë të hetojë rastin

Read Next

Sulmet e 11 shtatorit në ShBA, Osmani e Kurti bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton”