Një këmbësore goditet nga vetura

Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovës.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasoja e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Borovci./KosovaPress/

Read Previous

​Akuzohet për kanosje ndaj prindërve

Read Next

​31 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës