Një i mitur gjendet pa shenja jete në fshatin Palabardh në Gjakovë
Një person i mitur është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës.
Rastin për mediumin tonë e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zyrtare për informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
Sipas policisë:
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se një person(mashkull i mitur) është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, si dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në koordinim me prokurorin, është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’.” /tvsyrivision/