Një i burgosur në Dubravë ndërron jetë në Spital, trupi i tij dërgohet për obduksion

Një i burgosur në Dubravë i cili ishte i hpospitalizuar, ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.

“Spitali i Pejës 02.04.2021 – 08:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar (i burgosur në Dubravë) i cili ishte i hospitalizuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Read Previous

Holanda pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për personat nën 60 vjet

Read Next

Braktiset një foshnjë në Spitalin e Pejës