Një grua në Gjakovë ia vë flakën vetes, pëson djegie të shkallës së katërt

Rreth orës 15:00 të kësaj të enjte një grua në Gjakovë ka tentuar t’i jap fund jetës, duke ia vënë flakën vetes.

Gruaja fatmirësisht është shpëtuar nga Zjarrfikësit e komunës së Gjakovës, por ka pësuar djegie të shkallës së katërt, prandaj gjendja e saj është e rëndë.

Rastin për Mediumin Syrin e ka konfirmuar komandanti i Zjarrfikësve në Gjakovë, Xhevdet Brahimaj cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia dhe Autoambulanca.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet, ndërkohë që viktima po merr trajtim mjekësor.

Read Previous

Kurti bisedë telefonike me Chollet: Marrëveshja dhe aneksi tani duhet të ndryshojnë gjendjen në terren

Read Next

Edhe sot mot i ngrohtë deri në 22 gradë