Një grua gjendet pa shenja jete

Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Pakashticë e Epërme në Podujevë. Vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë dhe tashmë kanë nisur hetimet nga Policia.

Sipas burimeve jozyrtare bëhet fjalë për një 74-vjeçare, e cila është gjetur e vdekur në dhomën e saj, ku edhe u konstatua vdekja nga ekipi mjekësor.

Rasti u zbulua pasi dikush nga familja kishte kërkuar ndihmë sepse dyshohej se viktima nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe ishte e mbyllur në dhomë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë përkatëse të Policisë, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe janë marrë informacionet e para për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe është iniciuar hetim për ndriçimin e plotë të rastit./Sinjali/

Read Previous

Kurti uron Suedinë për anëtarësim në NATO

Read Next

Biden: Nuk do të përkulemi para Putinit