Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të trajtimit mjekësor për COVID-19 janë gjithsej 52 pacientë në të gjithat shërbimet spitalore.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ShSKUK ka njoftuar se krahas pacientëve të moshave të ndryshme edhe një foshnjë në klinikën e Neonatologjisë është nën kujdesin e mjekëve, pasi e njëjta është me koronavirus.
“52 pacientë me Covid-19 janë në trajtim në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, bazuar në raportet e datë 13 gusht 2022”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Postimi i plotë:
52 pacientë me Covid-19 janë në trajtim në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, bazuar në raportet e datë 13 gusht 2022.
Raporti i datës 13 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 19 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.
/Sinjali/