Një e vdekur dhe 4 të lënduar nga aksidenti në Fushë Krujë

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz në Shqipëri.

Rreth orës 08:30, shoferi i automjetit dyshohet se humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja e identifikuar si Z. D., 82 vjeçe,  e cila ishte gjyshja e dy fëmijëve të mitur që po udhëtonin në mjet.

Ata mbetën të plagosur së bashku me drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin e identifikuar si G. D., 37 vjeç. Ata ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

Paraprakisht bëhet e ditur se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe lëvizja me shpejtësi.

/TopChannel/

Read Previous

Policia: Krijohen pritje në disa pika kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë

Read Next

Voton Shaip Kamberi: Do vazhdojmë të luftojmë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë