Një danez mban drejtësinë në ndeshjen Rumani – Kosovë

Ndeshja më e rëndësishme e Ligës C2 mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila shihet si një finale për këtë grup, do të zhvillohet këtë të premte në mbrëmje duke filluar nga ora 20:45 dhe do të arbitrohet nga danezi 36-vjeçar, Morten Krogh.

Krogh është një gjyqtar i ri përsa i përketë përvojës ndërkombëtare me ekipet A, pasi deri më tani ka gjykuar më shumë në grupmoshat U-17 deri në U-21.

Megjithatë, me një karrierë gjithnjë e në rritje, 36-vjeçari po bëhet gjyqtar i rregullt i ndeshjeve në kompeticionet kryesore të Evropës duke filluar nga Champions, Europa dhe Conference League, pa harruar edhe ndeshjet ndërkombëtare.

Ndeshja ndaj Rumanisë do të jetë e para për danezin e lindur në vitin 1988 që do të drejtojë një duel të Kosovës.

Në ndeshjen e sotme ai do të ndihmohet nga pesë bashkëkombas të tij. Anësorët do të jenë dyshja Victor Skytte dhe Steffen Bramsen, me Lasse Laebel Graagaard si gjyqtar i katërt.

Dhoma e VAR-it do të kryesohet nga Jakob Kehlet, ndërsa asistenit i tij do të jetë Sandi Putros./Albanianpost.com

Read Previous

Përfaqësuesit e DEA-s në Tiranë

Read Next

​Rexhbeçaj: Do të luajmë të bashkuar