Një burrë në Kinë doli nga vetura dhe shkoi aty ku gjendeshin 11 tigra

Në një video të regjistruar, të publikuar në internet, një burrë së supozohet të jetë një turist hyri në rrethimin e tigrave të bardhë në parkun e kafshëve të egra të Pekinit gjatë një turneu.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në video, një burrë 56-vjeçar me mbiemrin Jiang mund të shihet duke qëndruar disa metra larg 11 tigrave të bardhë të rritur.

Sipas South China Morning Post, Jiang u largua nga makina dhe vrapoi në drejtim të rrethojës së tigrave.

Dhe ndërsa injoroi paralajmërimet e stafit të patrullimit, thuhet se bëri zhurmë për të provokuar verbalisht tigrat.

Për fatin e tij të mirë, grabitqarët “e toleruan” turistin përpara se të shpërqendroheshin me sukses nga stafi i parkut.

Ata u joshën në kafazet e tyre pasi anëtarët e stafit hodhën fishekzjarre dhe ushqim mbi ta.

Jiang u shpëtua me sukses pa asnjë lëndim. Ai u ndalua nga policia dhe është nën hetim për “dëmtim të rëndë të rendit publik”.

/Telegrafi/

Read Previous

Sony ka shitur më shumë se 13.4 milionë kopje të konsolës PlayStation 5

Read Next

E parkuar në të njëjtin vend që 47 vite, makina kthehet në destinacion turistik