Ka rreth 1 hektarë tokë, por që nuk po mundet t’i shfrytëzoj. Është ky Kristë Nikaj nga fshati Bec i cili pretendon që Kompania e Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” nuk po i gjen zgjidhje për gypin kryesor të furnizimit me ujë të pijshëm i cili është i vendosur në mes të kësaj hapsire.
Nikaj thotë që ka bërë kërkesë shumë herë që t’i rregullohet kjo hapsirë që të mund ta shfrytëzoj për mbjellje.
Nëse nuk ndërmerret diçka do të ndyrhyjë vetë u shpreh mes tjerash ai.
Lidhur me këtë qështje ne kemi kontaktuar Kompanin Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, ku nga zyrtarët e departamentit teknik të kësaj kompanie kemi marrë përgjigje që konsumatorët janë kompenzuar sa u përket parcelave që janë shfrytëzuar për të ndërtuar këtë rrjet të ujësjellësit, ndërkaq për dëmet e shkaktuara në këtë pronë kjo kompani thotë nuk posedon makineri përkatëse që ta rregulloj dëmin që Nikaj pretendon që i është shkaktuar nga vendosja e këtij gypi.