Nis testimi i Urës së Ibrit me kamionë, prezentë forca të policisë

Ka nisur testimi i Urës së Ibrit me kamionë nga autoritetet e Kosovës. Të pranishëm janë edhe forca të policisë dhe KFOR-it.

Ekipi i KosovaPress raporton se katër kamionë janë për testim, derisa atje situata në këto momente paraqitet të jetë e qetë aktualisht.

Gjatë ditës, disa persona janë parë teksa punonin afër urës së Ibrit, në pjesën e veriut.

Policia e Kosovës ka arrestuar para pak minutash liderin e Iniciativës Qytetare’ në veri të Mitrovicës, Aleksandar Arsenijeviq./kp

Read Previous

Copernicus: 2024 pritet të jetë viti më i nxehtë në histori

Read Next

Regjistrimi i diasporës vazhdon deri në fund të gushtit