Nis shitja e biletave për miqësoren Kosovë–Ishujt Faroe

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se biletat për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe, që zhvillohet më datë 19/11/2022 në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, kanë dalë në shitje.

Kjo do të jetë miqësorja e dytë pas asaj ndaj Armenisë i cila përfundoi me barazim 2-2.

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do

/KosovaPress/

Read Previous

Shefi i OKB-së konfirmon vijimësinë e marrëveshjes së grurit mes Rusisë dhe Ukrainës

Read Next

Kush po përdor S-300, raketën që goditi Poloninë?