Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.
Në këtë seancë të pranishëm janë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, familjarë të komandantit Kodra, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Seanca ka filluar me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar. /RTK/