Nis protesta e SBASHK-ut

Ka nisur protesta e organizuara nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me kërkesat për rritje të pagave dhe nënshkrim të kontratës kolektive.

Protesta ka nisur në oborrin e Bibliotekës Kombëtare prej ku do të marshohet drejt Ministrisë së Arsimit.

Një ditë para protestës, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pritur në një takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe përfaqësues të tjerë të sindikatës.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema që lidhen me nismat e ndërmarra së fundmi në arsimin parauniversitar, përfshirë temat e ngritura nga SBASHK-u. /Telegrafi/

Read Previous

BE-ja shqyrton ndryshimet në rregulloret për motorët me djegie

Read Next

Macron u bën thirrje deputetëve francez që të mos rrëzojnë qeverinë Barnier