Nis procesi i zgjedhjes së rektorit të ri të UP-së

Ka nisur procesi i zgjedhjes së rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Procesi ka nisur me intervistimin e kandidatëve dhe pas intervistimit fillon votimi.

Në fund të muajit maj, për këtë pozitë kanë hyrë në konkurs, prorektorë e profesorë të ndryshëm.

Kandidatët që synojnë pozitën e Rektorit janë Sefer Avdijaj- profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore dhe aktualisht prorektor për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion; But Dedaj- profesor në fakultetin Ekonomik, Faton Berisha – profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore dhe aktualisht prorektor për personel akademik, integritet dhe botime; Isak Shabani- dekan në Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. 

Pozita e rektorit parasheh mandat katërvjeçar, me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat.

Aktualisht pozitën e rektorit e mban Qerim Qerimi. Ai këtë pozitë e fitoi në vitin 2022 pasi rektori i atëhershëm Naser Sahiti u shkarkua nga Këshilli Drejtues me arsyetimin se nuk ka treguar performancë të mirë në menaxhim./Koha.net/

Read Previous

Gjysma e zviceranëve nuk duan që Eurovizioni të zhvillohet vitin e ardhshëm në vendin e tyre

Read Next

Çfarë janë sulmet DDoS dhe si të mbroheni prej tyre