Nis marshi në mbështetje të luftës së UÇK-së, mijëra qytetarë po marrin pjesë

Nën brohoritjet “Hashim Thaçi”, “Kadri Veseli”, “UÇK, UÇK” ka nisur marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Marshi është organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Mijëra qytetarë që kanë ardhur anë e mbanë trevave shqiptare, kanë nisur tashmë marshimin nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt sheshit “Skënderbeu”, aty ku edhe do të mbahen fjalimet.

Policia ka njoftuar se ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike gjatë marshit.

Read Previous

Osmani: Të drejtat dhe mirëqenia e personave me autizëm, objektiv yni

Read Next

Mehaj: FSK certifikon pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt