Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor kundër tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023. Në këtë seancë do të dëgjohet dëshmitari i Prokurorisë Speciale, zyrtari policor Elez Peci në sesionin e paradites dhe Avni Shala në sesionin e pasdites.
Nën masa të larta të sigurisë janë sjell në gjykatore të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, raporton KosovaPress.
Dje është dëgjuar zyrtari policor i Njësisë për Ndërhyrje të Shpejt, Mirsad Kryeziu i cili tha se ky sulm ka qenë i organizuar ushtarak dhe se edhe armët e përdorur kanë qenë të altilerisë së lehtë dhe të rëndë.
Prokuroria Speciale e Kosovës më njëmbëdhjetë (11) shtator (dymijenjëzetekatër) 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, raporton KosovaPress.
Të pandehurit ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpëlarja e parave.
42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radoiçiq, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati./kosovapress