Ditën e sotme Ngrohtorja e Qytetit ka mbajtur sesion informues me konsumatorë. Të pranishmit patën mundësinë të informohen mbi projektin “Përmirësimmi i Performancës së Ngrohtores së Qytetit në Gjakovë”, projekt ky i implemnetuar falë zyrës zvicerane në Kosovë e përfaqësuar nga SECO, bashkë me komunën e Gjakovës. Kryeshefja ekzekutive e Ngrohtores, Albana Dulatahu Skivjani tha se ky projekt është në implementim e sipër dhe përmban katër komponentë.
I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Ardian Gjini I cili u shpreh falenderues ndaj Unionit Evropian. Ai në fjalën e tij tha se pret që ngrohtorja në të ardhmen të shndërrohet në ndërmarrje profitabile teksa tha se kaosi që po e shohin sot qytetarët në qytet është për të mirën afatgjatë.
Përfaqësuesi I kompanisë implementuese Olen Johansen prezantoi projektin detajisht para të interesuarve.
Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të tjerë nga Seco, ZRRE si dhe inxhinierë të ngrohtores së qytetit.