Ngrohtorja e qytetit fillon shpërndarjen e test faturave në bazë të konsumit

Ngrohtorja e qytetit të Gjakovës ka njoftuar se ka filluar me shpërndarjen e Test Faturave në bazë të konsumit të bazuara në tarifat aktuale të Zyrës së Rregullatorit për Energji. Të njejtat do të shpërndahen vetëm në shtëpi individuale dhe institucione. Test fatura përfshin konsumin e muajit Mars, që do të thotë ndryshon nga konsumi me muajt e tjerë. Qëllimi i shpërndarjes së këtyre test faturave është që konsumatorët të informohen rreth shpenzimeve me bazë konsumin.

Read Previous

Murat Yakin vazhdon me Zvicrën

Read Next

Moti sot