Ngrohja në shkolla fillon nga mesi i tetorit

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjakovë ka njoftuar se janë të përgatitur për këtë fillimvit sa i përket ngrohjes në shkolla dhe 15 tetori pritet të jetë data që do të fillojë ky proces.

Sipas udhëheqësit të arsimit në DKA, Zymber Berisha të gjitha shkollat janë pajisur me lëndë djegëse, e disa nga institucionet shkollore brenda qytetit janë të kyqura edhe në sistemin e ri të ngrohjes. Por sigurisht edhe për këto shkolla ka alternativë rezervë, nëse dështon opsioni i parë me ngrohtoren e qytetit.

Pritshmëritë janë që sistemi i ngrohjes i instaluar në çerdhet, kopshtet dhe shkollat e Gjakovës të mos sjellë telashe këtë vit për nxënësit.

Read Previous

Rekord i ri nga sportisti Tirron Mamusha

Read Next

Aktakuzë për vrasje të rëndë, dhe mbajtje të paautorizuar të armëve