Ngritja e çmimeve sjell vështirësi tek fabrikat e miellit dhe bujqit

Një ndër fabrikat e shumta që merren me grumbullimin e grurit është edhe fabrika e miellit “Hasi” në Korenicë të Gjakovës. Aktualisht në sezonën dimërore situata është më e qetë në këtë fabrikë, ndonëse prapë është duke u punuar.

Ky vit ka qenë vit i vështirë për fabrikat e miellit por edhe për bujqit. Me situatën aktuale kur çmimet e të gjitha produkteve janë duke u ngritur, mund të ketë edhe rritje të çmimit të miellit.

Kjo pasi që çmimi i grurit veq se është shtrenjtuar për një periudhë të shkurtër kohore, teksa bujqit për KG të plehut paguajnë 25 euro nga 8.50 sa kanë paguar më parë.

Kosova është një vend që varet nga importi andaj edhe ngritja e çmimeve varet nga situata me energjinë elektrike dhe çmimet në vendet e tjera nga të cilat Kosova edhe importon.

Read Previous

Thirrje për ndihmë për Art Muçaj

Read Next

Nxënësit në Vogovë duan një bibliotekë