Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lamias në Greqi, ku një makinë hyri me shpejtësi skëterrë në një rrugë për këmbësorët.
Sipas mediave greke, në momentin e ngjarjes, rruga ishte e mbushur me qytetarët, ndërkohë që makina e tipit BMW përplasi çdo gjë që gjeti përpara.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati viktima, por vetëm një vajzë 16 vjeçare mori plagë të lehta, ndërkohë që dëmet ishin të mëdha.
Policia arriti të arrestojë një 22 vjeçar që ishte në timonin e BMW, i cili ishte në gjendje të dehur./LamiaReport.gr/A2news/