Ngërçi politik në Kosovë, Rohde: Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar çështjen e dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për të 16-tën herë me radhë.

Diplomati gjerman u pyet se çfarë duhet të bëhet në situatën në të cilën gjendet vendi.

Ai mori një shembull interesant, duke e ndërlidhur situatën politike me një lojë futbolli.

“Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari”, u shpreh shkurt Rohde, duke iu referuar dështimit të Albulena Haxhiut për të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare. /Klankosova.tv

Read Previous

Trump: Dua të takohem sa më shpejt të jetë e mundur me Putinin

Read Next

“OKB e gatshme të mbështesë një paqe të drejtë në Ukrainë”