Ngec marrëveshja e re mes Lewis Hamilton dhe Mercedes

Ka një ngërç mes Sir Lewis Hamilton dhe Mercedes për një marrëveshje të re pasi ai po pret të shohë se sa e mirë është makina e tij, pohon Jensen Button.

Mercedes pati një sezon të vështirë në 2022 me Hamilton që nuk arriti të fitojë një garë për herë të parë në karrierën e tij.

38-vjeçari është në muzg të karrierës së tij dhe mund të vendosë të tërhiqet në fund të vitit nëse Mercedes nuk mund të konkurrojë sërish me Red Bull.

Atij i është ofruar një zgjatje e kontratës e cila thuhet se mund të shohë rritjen e pagës së tij me 22 milionë paund, pra një total prej 62 milionë në vit.

Por Button mendon se Hamilton po vonon derisa të zbulojë se sa e mirë është makina e tij.

Kampioni botëror i vitit 2009 tha për “The Telegraph” se “Duhet të jetë kështu, apo jo? Përse përndryshe do ta linit kaq vonë? Ai e di se sa e bezdisshme të pyesim të gjithë (për kontratën)”.

“Dua të them, ne duhet të bëjmë pyetjen, por ai do të urrej t’i përgjigjet vazhdimisht. Mund të jetë vetëm sepse ai po pyet se sa konkurrues do të jenë ata”, vazhdoi ai.

Hamilton është i bindur se Mercedes do të jetë në gjendje të konkurrojë pasi regjistroi kohën e dytë më të shpejtë në testim pas Sergio Perez të Red Bull.

Ai mbetet optimist edhe pse pranon se skuadra nuk është “aty ku duam të jemi” përpara hapjes së sezonit në Bahrein këtë fundjavë.

Hamilton tha se “Ka pasur shumë zbulime dhe i gjithë ekipi i është afruar me të njëjtin mentalitet, duke punuar shumë, duke mos u vetëkënaqur dhe duke qëndruar i fokusuar.

“Ne nuk jemi plotësisht aty ku duam të jemi, por është një platformë e mirë për të filluar. Nuk e dimë se ku do të jemi javën e ardhshme, por do të qëndrojmë pozitivë dhe do të vazhdojmë të shtyjmë në maksimum”, theksoi piloti britanik. /Albanianpost.com

Read Previous

The Weeknd bëhet artisti i parë në histori me 100 milionë dëgjues mujorë në Spotify

Read Next

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll shpall listën për dy ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën