Ngadalësohet inflacioni në Shqipëri, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta

Rritja e çmimeve në Shqipëri është ngadalësuar në janar për të tretin muaj radhazi, megjithatë çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten të larta.

Sipas të dhënave të institutin kombëtar të statistikave INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimit të mallrave të konsumit, zbriti në 7.2 për qind në janar, nga 7.4 për qind që ishte në dhjetor dhe 8.3 për qind që arriti në tetor, kur u shënua dhe niveli më i lartë që nga viti 1998.

Pozitivisht ka ndikuar dhe ulja e inflacionit në Eurozonë, duke bërë që të kemi më pak inflacion të importuar.

Sipas njoftimit të INSTAT, një vit më parë inflacioni ishte 3.7 për qind. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2023, krahasuar me Dhjetor 2022 është 1.1 për qind.Reklama

Presionet inflacioniste po vijnë në ulje për shkak të bazës më të lartë krahasimore të vitit të mëparshëm, kur filloi dhe shtrenjtimi i çmimeve, megjithatë shumë produkte mbeten të shtrenjta, sidomos ato ushqimore.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,67 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,56 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,52 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me +0,39 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,26 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 pikë përqindje.Reklama

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” +0,04 pikë përqindje secili. /Telegrafi/

Read Previous

Këto janë pagat e kryetarëve të komunave të Kosovës, janë vendosur sipas numrit të banorëve

Read Next

​Raportohen tri raste të falsifikimit me dokumente brenda 24 orëve