Është arrestuar një person, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht tri femra të mitura.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:05, në Gjakovë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
‘‘NGACMIM SEKSUAL – Gjakovë 08.03.2023 – 15:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur ndaj tri femrave të mitura. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.