Nga sulmi ajror i Indisë në Pakistan janë vrarë 26 persona dhe 46 tjerë janë plagosur

Gjatë të martës mbrëma India nisi sulme ajrore vdekjeprurëse në Pakistan dhe Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani

Nga sulmi me raketa indiane në territorin e kontrolluar nga Pakistani, janë vrarë të paktën 26 civilë dhe 46 tjerë janë plagosur, kanë njoftuar autoritetet pakistaneze.

Ata thanë se sulmet goditën të paktën dy vende të lidhura më parë me grupe militante të ndaluara, transmeton Telegrafi.

Njëra goditi xhaminë Subhan në qytetin Bahaëalpur në Punjab, duke vrarë 13 persona, përfshirë një fëmijë, sipas Zohaib Ahmed, një mjek në një spital aty pranë.

Ndërkohë, një zyrtar i policisë indiane ka thënë se 10 persona janë vrarë dhe 48 të plagosur në bombardimet pakistaneze të Kashmirit Indian.

Ministri i informacionit i Pakistanit, Attaullah Tarar, i tha emisionit The World With Yalda Hakim të Sky News se vendi i tij do të bën gjithçka që mundet për të mbrojtur territorin e tij – ndërsa tensionet përshkallëzohen edhe më tej midis fqinjëve të armatosur me armë bërthamore. /Telegrafi/

Read Previous

Inzaghi: Jam krenar për lojtarët e mi, e meritonim të arrinim në finale

Read Next

Kuvendi tenton sërish të konstituohet mes bllokadës politike