Nga sot buka 50 cent, ngriten çmimet edhe në produkte të tjera

Ditë më parë mediumi ynë përmes një kronike kishte raportuar rritje të çmimit të bukës në disa prej furrave në Gjakovë. Ndërsa sot pothuajse në të gjitha furrat që vizituam, buka është bërë 50 cent nga 40 sa ka qenë. Prapa kamerave furrëtarët thanë se kjo vjen si pasojë e ngritjes së çmimit në shumë produkte të tjera esenciale. Ata që janë tejet të shqetësuar për ngritjen e çmimeve mbesin qytetarët, xhepi i të cilëve e ka të vështirë ta përballojë një krizë të tillë.

Edhe Agjensia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka raportuar për rritje të çmimeve. Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur kryesisht te produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere. Sipas ASK-së, një litër vaj ushqimor në muajin shtator 2020 kushtonte 1.06 euro, ndërsa një vit më vonë ky produkt shitet për 1.55 euro. Gjatë shtatorit të vitit të kaluar, një kilogram oriz ka kushtuar 1.38 euro ku këtë vit  blihet për 1.44 euro, kurse 30 copë vezë gjatë muajit shtator janë shitur 2.61 euro nga 1.95 euro.

Read Previous

​Manchester United pritet ta shkarkojë Solskjaerin, ky është zëvendësuesi

Read Next

Bordi i SHSKUK-së i përgëzon profesionistët shëndetësor të QKMP për angazhimin