Nga sonte fillon festivali “ArtMania”

Nga sonte e deri me 29 nëntor 2021 në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë, organizohet edicioni i parë i Festivalit shumëdimensional, “Artmania”. Edi Kastrati, drejtor i Festivalit në një konferencë për media tha se do të jepen 5 shfaqje teatrale nga Kosva, Shqipëria e Maqedonia e Veriut si dhe përveq kësaj do do të ketë edhe aktivitete tjera si ekspozita e stand up comedi.

Festival shumëdimensional “Artmania” është inicuar nga një grup artistësh bazuar në vlerat artistike, trashëgiminë kulturore të qytetit të Gjakovës, angazhimit qytetar dhe mbi të gjitha vullnetit pozitiv për të prezantuar një fushë që përfaqëson dhe zhvillon artin në Gjakovë.

Të gjitha aktivitetet të do të zhvillohen në kuadër të këtij festivali do të përcillen nga afër dhe do të tramsetohen për opinionin e gjërë nga televizioni Syri.

Read Previous

Piktori Robert Nikollbibaj hap ekspozitën personale

Read Next

​Osmani takon Lajçak