Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur dje, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, ka vendosur që duke filluar nga nesër të fillohet me administrimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë.
OBSH gjithashtu ka vendosur që doza e tretë e vaksinën të merret Pfizer.
Edhe qytetarët që takuam në qendër të vaksinimit u shprehën të gatshëm ta marrin edhe dozën e tretë të vaksinës.
Qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmer sms-ve, emailit dhe njoftimeve publike ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.