Nga nesër pritet të rrisin çmimin e biletës së autobusit të gjitha linjat Gjakovë-Prishtinë

Përveq rritjes së çmimeve në shumicën prej sektorëve tanimë është rritur edhe çmimi i biletave të transportit rrugor. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook njëra nga linjat Gjakovë – Prishtinë ka bërë të ditur se është rritur çmimi i biletës së autobusit.

Nga katër euro sa ishte, çmimi i biletës Gjakovë – Prishtinë është bërë pesë euro.

Kryetari i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve në Gjakovë, Kadri Rrahmani, ka thënë se ende nuk kemi marrë ndonjë vendim për rritje të çmimit të biletës mirëpo një gjë e tillë mund të bëhet në mënyrë individuale nga secila kompani.

Tutje Rrahmani shtoi se si pasojë e pandemisë humbjet kanë qenë të mëdha për operatorët ekonomik sepse është i vetmi sektor që nuk ka gjetur mbështetje nga Qeveria e Kosovës nga e cila kanë kërkuar që të ndajë mjete nga pakoja e rimëkëmbjes.

Rrahmani tha se Qeveria ka pasur kohë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat tona dhe deri tash nuk ka reflektuar. Andaj e vetmja mundësi ka mbetur rritja e qmimit të biletës për të cilën ju kërkojmë falje qytetarëve që pësojnë nga kjo rritje.

Përfaqësusesit e linjave të transportit thonë se bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarëve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga neser pritet që çmimi i biletës Gjakovë – Prishtinë të bëhet pesë euro në shumicën prej kompanive.

Prapa kamerës studentët janë shprehur të indinjuar për rritjen e çmimit të biletës sepse sipas tyre shumica janë të papaunë dhe poashtu në familjet e tyre gjendja socio-ekonomike është pothuajse jo aq e mirë.

Rritja e biletës nga 4 euro në 5 euro do të rëndonte edhe më shumë xhepin tonë janë shprehur studentët.

Read Previous

Interesim i ulët i moshave 12-18 vjeç për vaksinim

Read Next

Importi e varfëron tregun e madh në Gjakovë