Nga nëntori Policia nuk lëshon vërtetime mbi të kaluarën kriminale

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për qytetarët vërtetim për të kaluarën kriminale.

“Ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje Policia ka bërë të ditur se Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj  thuhert se palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre./rtklive

Read Previous

Kurti bisedon me diplomatin gjerman për rezultatin e Procesit të Berlinit dhe dialogun

Read Next

Dobruna dhe Hasanaj vizitojnë të verbërit dhe anëtarët e Hendikosit në Gjakovë